Trump sulmon ashpër udhëheqësit evropianë: Janë të dobët

Trump sulmon ashpër udhëheqësit evropianë: Janë të dobët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Evropa është një grup kombesh në “proces kalbjeje”, të udhëhequra nga njerëz të dobët.

Për POLITICO, transmeton Klankosova.tv, Trump tha se udhëheqësit evropianë duan të jenë politikisht korrekt, por megjithatë nuk dinë çfarë bëjnë.

“Mendoj se janë të dobët. Por mendoj gjithashtu se ata duan të jenë shumë politikisht korrekt. Mendoj se ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump.

Komentet e Trumpit në lidhje me Evropën vijnë në një moment veçanërisht të pasigurt në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehin alarmin në rritje se Trumpi mund ta braktisë Ukrainën dhe aleatët e saj kontinentalë përballë agresionit rus.

Në intervistë, Trumpi nuk ofroi asnjë siguri për evropianët në këtë drejtim dhe deklaroi se Rusia ishte padyshim në një pozicion më të fortë se Ukraina. 

Related Articles