Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit, raporton BBC.
“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani zotëronte sisteme të avancuara për gjurmimin ajror dhe mjete të tjera mbrojtëse në sasi të konsiderueshme, por ato nuk mund të krahasohen me pajisjet e prodhuara dhe zhvilluara në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trump.
“Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja”, deklaroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
SHBA-ja prej kohësh i ka ofruar Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake – por qëndrimi zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet izraelite ndaj Iranit.