Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së të qëllojë dhe të shkatërrojë çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, dhe gjithashtu ka kërkuar shtimin e përpjekjeve për pastrimin e minave që tashmë janë vendosur, raporton NBC News.
“Kam urdhëruar Marinën e SHBA-së të qëllojë dhe të shkatërrojë çdo anije, edhe nëse janë varka të vogla, që po vendosin mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim”. tha ai në një postim në Truth Social.
“Përveç kësaj, anijet tona për pastrimin e minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Kam urdhëruar që ky aktivitet të vazhdojë, por me intensitet të trefishuar”, shtoi Trump.
Këto komente vijnë në një kohë kur po rriten shqetësimet se minat dhe tensionet mes dy marinave mund ta bllokojnë këtë rrugë shumë të rëndësishme tregtare për një kohë.
