Trump vendos tarifa deri në 245% ndaj Kinës

Trump vendos tarifa deri në 245% ndaj Kinës

Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë është përshkallëzuar ashpër. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kina tani mund të goditet me një tarifë deri në 245 për qind për eksportet në Shtete të Bashkuara si rezultat i “masave hakmarrëse”.

Kjo është norma më e lartë doganore e përmendur deri më tani, e cila thuhet në dokumentin e sapo publikuar, së bashku me urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai urdhër njoftoi një hetim mbi rreziqet për sigurinë kombëtare të SHBA-së për shkak të varësisë nga importet e mineraleve kritike të përpunuara dhe produkteve të ngjashme.

Administrata e Donald Trumpit ka paralajmëruar më parë vendet kundër hakmarrjes ndaj tarifave amerikane, duke thënë se ata që përmbahen nga hakmarrja do të shpërblehen në bisedimet e ardhshme tregtare

Related Articles