Trump zyrtarisht nominohet për president nga republikanët

Trump zyrtarisht nominohet për president nga republikanët

Donald Trump, është konfirmuar si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai sot zyrtarizua gjatë konventës së kësaj partie që u mbajt në Milwaukee.

Trump mori mjaftueshëm vota nga delegatët.

Pragun ai e siguroi nga shteti i tij, Florida.

78-vjeçari të shtunën e 13 korrikut u përball me një situatë mjaft kritike.

Ai u plagos me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor në Pennsylvania, duke shokuar gjithë botën.

Donald Trump do t’ju prijë republikanëve në garë për president në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai do të synojë të kthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Related Articles