Trumpi dënohet me mbi 83 milionë dollarë për shpifje ndaj Carollit

Trumpi dënohet me mbi 83 milionë dollarë për shpifje ndaj Carollit

Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që ish-presidenti amerikan Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë (mbi 76 milionë euro) për shpifjen ndaj kolomunistes E Jean Carroll në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president.

Caroll tha se Trumpi shkatërroi reputacionin e saj si një gazetare e besueshme duke mohuar se ai e përdhunoi.

Dënimi në gjyqin civil është 18.3 milion dollarë (mbi 16 milionë euro) për dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë (mbi 59 milionë euro) për dëme ndëshkuese.

Ai u zotua të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “Absolutisht qesharak!”

Jurisë prej shtatë burrash dhe dy grave iu deshën më pak se tre orë për të marrë një vendim të premten pasdite, raporton BBC

Related Articles