Gjatë një bashkëbisedimi me mediat të premten në bazën ushtarake “Andrews”, Presidenti Donald Trump pati një ndërveprim të çuditshëm me një gazetare që përfundoi në mënyrë të sikletshme.
Kur ai po merrte pyetje nga gazetarët, maja e një mikrofoni, i llojit “dead cat”, u përplas aksidentalisht në gojën e tij,
I befasuar, Trumpi u largua paksa dhe mbylli sytë duke mos dashur të shohë se çfarë do të ndodhte më pas me të.
Presidenti 78-vjeçar më pas i hodhi një “vështrim të vdekjes” gazetares dhe ngriti të dyja vetullat, duke u shfaqur disi i argëtuar nga incidenti teksa mikrofoni u tërhoq me shpejtësi. Duke përfituar nga momenti, Trumpi tha: “Ajo sapo u bë lajm i madh sonte. A e patë?”
Mbetet e paqartë se për cilën media po punonte operatorja e mikrofonit në atë kohë.