Trumpi ia rritë tarifat Indisë edhe për 25%, shkak importi i naftës nga Rusia

Trumpi ia rritë tarifat Indisë edhe për 25%, shkak importi i naftës nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv duke vendosur një tarifë shtesë prej 25% për mallrat nga India, si ndëshkim për importimin e naftës ruse.

Rritja e së mërkurës vjen përveç tarifës prej 25% me të cilën përballet India, duke e bërë atë subjekt të një prej kategorive më të larta të taksave të importit në SHBA, me një total prej 50%.

Në urdhrin e tij ekzekutiv, Trump shpjegoi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë përbënin një “emergjencë kombëtare” dhe për këtë arsye ishte “e nevojshme dhe e përshtatshme” të vendoseshin tarifa të larta për Indinë, një konsumator i madh i produkteve të saj të naftës.

“Unë konstatoj se Qeveria e Indisë aktualisht po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë të Federatës Ruse”, shkroi Trump.

“Veprimet dhe politikat e Qeverisë së Federatës Ruse vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Rritja e tarifës është planifikuar të hyjë në fuqi 21 ditë pas njoftimit, duke lënë një dritare të hapur për Indinë dhe SHBA-në për të negociuar një normë më të ulët.

Por ky veprim kërcënon të ndërlikojë më tej marrëdhëniet SHBA-Indi.

Brazili është i vetmi vend tjetër që përballet me një normë të përgjithshme tarifore prej 50%.

Related Articles