Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar ashpër kryeministrin britanik, Keir Starmer, pasi ky i fundit refuzoi t’i bashkohet luftës së Uashingtonit kundër Iranit.
Trumpi tha se e ashtuquajtura “marrëdhënie speciale” mes SHBA-së dhe Britanisë, tani është në rrezik.
“Ai nuk ka qenë i dobishëm… Nuk mendoja kurrë se do ta shihja këtë. Nuk mendoja kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar,” tha Trump për Starmer.
Ai shtoi se lidhjet midis dy vendeve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.
“Është një botë tjetër, në fakt. Është thjesht një lloj marrëdhënieje shumë e ndryshme që kemi pasur me vendin tuaj më parë”, tha Trump.
Trump tha se nuk e kishte pritur kurrë të shihte atë që ai e përshkroi si aleancat dikur “më të forta nga të gjitha” të viheshin nën një presion të tillë.
Presidenti amerikan gjithashtu sugjeroi që Uashingtoni nuk varet më nga Britania për të ndjekur luftërat e saj në Lindjen e Mesme.
“Nuk do të ketë rëndësi, por [Starmer] duhet të kishte ndihmuar… duhet ta kishte bërë,” tha Trump.
