Trumpi mposht bindshëm rivalen e tij republikane në Karolinën e Jugut

Trumpi mposht bindshëm rivalen e tij republikane në Karolinën e Jugut

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas fitores së thellë ndaj Nikki Haley në Karolinen e Jugut, shtetit të saj të origjinës.

Diferenca midis dy garuesve ishte prej 20 pikës, e cila shënon fitoren e katërt të Trumpit radhazi.

“Do ta shikojmë Joe Bidenin drejt në sy. Ai po e shkatërron vendin tonë. Do t’i themi ‘dil Joe, je i pushuar nga puna”, ka thënë ai para mbështetësve disa minuta pasi u zgjodh fitues në këtë garë.

Related Articles