Trumpi nis të dyshojë në Putinin: Kam filluar të mendoj se po më mashtron

Trumpi nis të dyshojë në Putinin: Kam filluar të mendoj se po më mashtron

Presidenti amerikan  Donald Trump tha të shtunën se dyshon nëse Vladimir Putini i Rusisë dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke shprehur skepticizëm të ri se një marrëveshje paqeje mund të arrihet së shpejti. Vetëm një ditë më parë, Trump kishte thënë se Ukraina dhe Rusia ishin “shumë afër një marrëveshjeje”.

“Nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”, tha Trump në një postim në mediat sociale ndërsa kthehej në Shtetet e Bashkuara pasi mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan, ku u takua shkurtimisht me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Trump gjithashtu la të kuptohej për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më mashton dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes “Sanksioneve Bankare” apo “Sanksioneve Dytësore?” Shumë njerëz po vdesin!!!”, shkroi Trump ndër të tjera.

Related Articles