“Trupat amerikane të gatshme nëse urdhërohen për rifillimin e operacioneve”

“Trupat amerikane të gatshme nëse urdhërohen për rifillimin e operacioneve”

Gjenerali Dan Caine, kreu i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, në konferncën e parë pas armëpushimit mes ShBA-së dhe Iranit, e ka nisur fjalën duke përkujtuar trupat amerikane të vrarë në luftë.

“Jemi mirënjohës për secilin prej tyre dhe do të vazhdojmë të vajtojmë humbjen e tyre”, tha Caine.

Ai theksoi objektivat ushtarake të Presidentit Trump: shkatërrimin e aftësive të Iranit për raketa balistike dhe dronë, shkatërrimin e marinës së Iranit dhe shkatërrimin e bazës së tyre industriale mbrojtëse. Caine thotë se gjatë 38 ditëve, forca e përbashkët amerikane i arriti këto objektiva.

Ai tha se mirëpret armëpushimin, por vazhdon duke theksuar se “një armëpushim është një pauzë”.

Trupat amerikane “mbeten të gatshme nëse urdhërohen ose thirren për të rifilluar operacionet luftarake, me të njëjtën shpejtësi dhe saktësi që kemi demonstruar dhe shpresojmë që të mos jetë kështu”, shton ai.

Related Articles