Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson

Trupat ruse janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson, ka bërë të ditur kryebashkiaku, Igor Kolykhayev.

Ai u ka bërë thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të ecin nëpër rrugë vetëm gjatë ditës.

“Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!”, ka thënë ai në një deklaratë.

Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Khersonin, por kjo u mohua nga Ukraina./GazetaEnigma/

Related Articles