Trupi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka arritur në shtëpinë e tij në Tokio.
Abe u qëllua dje për vdekje, teksa fliste në një aktivitet politik në qytetin jugor të Naras.
Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte inat kundër një “organizate specifike”.
Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e tij, thanë ata, shkruan BBC.
Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë, sipas policisë.
Ndërsa një makinë që mbante trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.
Sipas raporteve të mediave lokale, një vigjilje nate do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe do të bëhet të martën.
Ndryshe, Abe ishte kryeministri më jetëgjatë në Japoni.