Trupi i mërgimtarit që u hodh në Ujman nuk gjendet as pas një dite kërkimi

Trupi i mërgimtarit që u hodh në Ujman nuk gjendet as pas një dite kërkimi

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.

Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit thanë se kërkimet do vazhdojnë, ndonëse thellësia e madhe e liqenit po e bën të pamundur gjetjen.

“Ende nuk kemi asnjë gjurmë. Thellësia në Liqen është e madhe. Kërkimet janë duke vazhduar.Aktualisht po kemi vështirësi në mbushjen e bocave të oksigjenit. Posa ti mbushim ato, do ta vazhdojmë zhytjen”, deklaruan nga kjo shoqatë.

Related Articles