Truproja e Vulinit që u vra bënte fushatë parazgjedhore në mbështetje të Vuçiqit në Kosovë

Truproja e Vulinit që u vra bënte fushatë parazgjedhore në mbështetje të Vuçiqit në Kosovë

Bojan Mijailoviq, njëri nga terroristët e vrarë që ishte pjesëmarrës në sulmin kundër Policisë së Kosovës në mëngjesin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, është konfirmuar se kishte qenë truprojë e Aleksandar Vulin, shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë e njohur si BIA, gjatë një vizite në Kosovë, në vitin 2013.

Lidhjen e Mijailoviq më Vulin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”- ka shkruar ministri Sveçla.

Related Articles