Pas një tubimi në Podujevë për 35 vjetorin e LDK-së, ka reaguar anëtari i kësaj partie Agim Veliu, duke potencuar se ka qenë bosh.
Në një postim të shpërndarë në Facebook, Veliu ka kritikuar tubimin e 35-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, duke e cilësuar atë si një dështim të plotë që u mundua të fshihet nga opinioni publik.
Sipas Veliut, ngjarja e organizuar në një restorant gjysmë bosh, përkundër rëndësisë historike të shënimit të themelimit të LDK-së, ishte një manifestim i pabesueshëm, pasi nuk ishin të pranishëm protagonistët kryesorë të rrugëtimit të suksesshëm politik të partisë gjatë tri dekadave të fundit.
Veliu theksoi se një pjesë e të pranishmëve, përfshirë dy “liderët” e pranishëm, do të duhej të shënonin vetëm pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK, dhe jo një ngjarje kaq të rëndësishme për historinë e partisë./GazetaEnigma/
Postimi i plotë: