Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me tubimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi mbrëmë aty ishte qeshrake.
“Thuhet se dinozauri është zhdukur për shkak të kokës së vogël, trupit të madh, edhe unë mendoj që për shkak, qoftë edhe të 500 mijëve, do të thotë, Vetëvendosja shkon drejt zhdukjes. Është qesharake, është komedi çka ka bërë vaki mbrëmë”, është shprehur ai.