Një numër i serbëve janë tubuar në anën e Serbisë në afërsi të kufirit në Jarinjë.
Policia serbe është duke qëndruar para tyre, ndërsa po ashtu raportohet se janë shtuar forcat e KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë.
Ndër organizatorët e protestës është Damjan Knezheviq, një serb që ka lidhje me grupin paramilitar rus Wagner, raporton “The Geopost”.
“Nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne kemi ardhur për të treguar se ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244”, tha Knezheviq.
E ai ka folur edhe për televizionin rus “RT”.
“Nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, në territorin e Kosovës numri i serbëve është zvogëluar në 120 mijë. {do marrëveshje e re ka çuar më tepër te pavarësia e Kosovës. Politika e papërgjegjshme na ka sjellë te kjo situatë”, ka thënë Knezheviq.