Tuchel: Vështirë të blihen lojtarë nga Napoli

Tuchel: Vështirë të blihen lojtarë nga Napoli

Thomas Tuchel ka folur me cilësime të larta për transferin e Kalidou Koulibaly teksa ka theksuar se ka qenë shumë i vështirë transferi i tij nga Napoli

Senegalezi 31 vjeçar nënshkroi kontratë katër vjeçare me Blutë muajin e kaluar duke kompletuar transferin e tij 40 milionë euro nga skuadra e Napolit. Koulibaly ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në kryeqytetin e Campanias dhe pritjet për të janë të larta para debutimit të tij në Premier Ligë.

“Ne e kemi përcjell atë që disa vite. Unë personalisht dhe stafi i imë e kemi përcjellë për disa vite dhe disa herë jemi përpjekur ta transferojmë por nuk kishim sukses sepse është shumë e vështirë që të marrim lojtarë nga Napoli, të cilët janë të njohur me faktin që ata dinë ta ruajnë skuadrën e tyre”, tha Tuchel.

“Ai është lider. Ne kemi pasur informata të shumta për të që i kemi marrë nga Mendy dhe Jorginho. Ne kemi rimarrë këtë gjë, ai është një djalë fantastik, një lider në zhveshtore, i qetë dhe një rol model”.

Related Articles