Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu, duket se është gati për një iniciativë të re që ka të bëjë me humanizmin.
Ajo siç shihet do t’iu dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë në InstaStory.
Krijuesja e shumë hiteve zbuloi se do të jetë pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile” – e cila njëherësh ndihmon fëmijët me nevojë, atyre të sëmurë e po ashtu edhe të prekur nga luftërat.
Sipas raportimeve, artistja shqiptare do të bëjë një udhëtim disa ditor në Siri, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Gati për udhëtimin tonë”, ka qenë mbishkrimi krahas postimit.