Përmes tunelit të Llogarasë në Shqipëri të hapur në korrik të këtij viti, automjetet do të mund të kalojnë vetëm deri në fund të tetorit.
Kjo pasi sipas disa burimeve zyrtare nga Autoriteti Rrugor bëhet me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë, njofton Vizionplus.tv, transmeton Gazeta Enigma.
Për tre muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë automjete, tregojnë të dhënat.
Sikurse ishte thënë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.
Punimet në tunel nuk konsiderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro për një kalim. /Gazeta Enigma