Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të punimeve teknike.
Si shkak i kësaj, KRU “Prishtina” thotë se ka probleme në ITU Shkabaj, gjë që ka çrregulluar furnizimin me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës dhe Prishtinës, t
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës”.
“Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.
