Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën historike të Butrintit, ku një turist gjerman ka ndërruar jetë gjatë vizite turistike.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Kalasë së Butrintit, ku shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Deri tani nuk raportohet për shenja dhune apo elementë të dyshimtë në lidhje me vdekjen e turistit.