Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet kur Leonardo Preza i afrohet turistes italiane, me të cilën më vonë abuzoi seksualisht.
Në pamjet e publikuara nga Top Channel, duket 26-vjeçari që flet me 18-vjeçaren. Më pas, largohet dhe rikthehet sërish, duke ftuar turisten të shkojnë bashkë drejt bregut, në shezlongët e plazhit.
Dyshohet se 26-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka abuzuar seksualisht me adoleshenten. Menjëherë pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mënd në lidhje me përdhunuesin.
Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi. Ai u arrestua pas disa orësh dhe në polici ka pranuar marrëdhënien me italianen por ka pretenduar se ishte me dëshirën e saj. Por shenjat e dhunës në trupin e vajzës që ka luftuar kundër përdhunimit tregojnë të kundërtën.
Vajza është dërguar në spital ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore. Në duar e në qafë e në pjesë të tjera të trupit ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se është përdhunuar.