Klubi i karatesë “Policia e Kosovës”, tashmë i regjistruar edhe në në Federatën e Karatesë së Kosovës, ka marrë pjesë në turneun memorial “Adem Jashari”.
Ky turne organizohet nga Federata e Karatesë së Kosovës.
‘Policia e Kosovës’ në këtë turne ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë Senior -Kata.
“Së fundi në kuadër të PK-së është themeluar Shoqata Sportive e Policisë së Kosovës dhe deri më tani janë hapur 8 klube në disiplina të ndryshme ndër to edhe Klubi i Karatesë”, thuhet në njoftimin. /Gazeta Enigma
Turneu memorial “Adem Jashari”, klubi i karatesë “Policia e Kosovës” fiton medalje të bronztë
