Turneu tradicional “Rogana 2022” në futboll të vogël do të vazhdojë edhe këtë vit në fshatin Roganë të Kamenicës, shkruan Gazeta Enigma.
Ky turnir në futboll të vogël është njëri prej turnirëve më të njohur në Kosovë i cili i bashkon futbolldashësit nga të gjithë trevat shqiptare.
Në këtë turne do të marrin pjesë edhe ekipe nga jashtë vendit si Shkupi, Medvegja, Presha dhe shumë vende tjera.
Përbërja e ekipeve është 5+1, + 4 lojtarëve rezervë. Lojërat do të jenë me sistem ekipesh.
Deri më 8 korrik do të bëhet paraqitja e ekipeve që kushton 60 euro për ekip.
Turniri do të fillojë më 10 korrik të vitit 2022.