Policia turke arrestoi rreth 145 persona në të gjithë vendin gjatë natës si të dyshuar për lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi media shtetërore të martën, dy ditë pas një sulmi me bombë në Ankara për të cilin e mori përsipër grupi militant.
Të dielën, dy sulmues shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara, duke i vrarë të dy dhe duke plagosur dy oficerë policie. Grupi militant i jashtëligjshëm i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë.
Turqia më pas kreu sulme ajrore mbi objektivat e militantëve në Irakun verior dhe arrestoi të dyshuarit në Stamboll gjatë natës, disa orë pasi PKK mori përgjegjësinë.
Operacionet e fundit të policisë u përqendruan në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa.
466 operacione janë kryer kundër “njësive të inteligjencës” të grupit militant kurd PKK në të gjithë vendin, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën e mediave sociale X të martën. 55 të dyshuar janë arrestuar në 16 provinca, shtoi ai, shkruan Reuters.