Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe lideri rus, Vladimir Putin, ende mund të takohen nëse janë akoma të arritshme kushtet për zgjidhjen e konfliktit.
Çavusoglu është takuar në Lviv me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe tha se ata kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.
“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Çavusoglu.
“Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të jemi nikoqir i këtij takimi”.
“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm të veprojmë”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.