Zyrtarët në Turqi thonë se 113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i së hënës.
Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit.
Ndërkohë, trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende.
Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28 mijë.
Priten më shumë arrestime – por veprimi po shihet nga shumë njerëz si një përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë.
Ato politika lejuan të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët të cilët devijuan rregulloret e ndërtimit.
Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.