Zyrtarët turq kanë ndaluar një anije mallrash me flamur rus, në brigjet e Detit të Zi, për të cilën Ukraina pretendon se po transportonte grurë të vjedhur, sipas Reuters.
“Me kërkesë, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në portin e Karasu”, citoi agjencia e lajmeve një zyrtar të lartë turk të thoshte të hënën.
Akuzat për grurë të vjedhur ukrainas “po hetoheshin tërësisht”, tha zyrtari, me Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe palët e treta të përfshira në bisedime.
Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, duke cituar administratën detare të vendit, i tha Reuters se anija po transportonte ngarkesën e parë prej katërmijë e 500 tonë drithë nga Berdyansk, një port i pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, shkruan BBC.
Një vendim në lidhje me ngarkesën do të merret pas një takimi të hetuesve të hënën, tha Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Turqi, duke shtuar se Ukraina shpresonte për konfiskimin e grurit.
Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga një numër territoresh të pushtuara nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
Kremlini ka mohuar më parë se ka vjedhur grurin nga Ukraina.