Turqia siguron Evropianin

Turqia siguron Evropianin

Turqia e ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Në duelin e luajtur në shtëpi kundër Letonisë, Turqia triumfoi me rezultatin e thellë 4:0, të dielën.

Kjo ndeshje i takoi Grupit D, në të cilin Turqia këtë muaj shënoi dy fitore pasi ditë më parë mposhti edhe Kroacinë.

Sulmuesi i Leicesterit, Yunus Akgun zhbllokoi rezultatin ndaj Letonisë në minutën e 58-të, ndërsa Cenk Tosun e Kerem Akturuglou vulosën fitoren.

Tosun shënoi në minutën e 84-të, dhe në minutën e dytë shtesë ndërsa Akturoglou në minutën e 88-të për ta konfirmuar triumfin e Turqisë.

Me këtë fitore, Turqia është në krye të grupit me 16 pikë, ndërsa deri në fund të këtij cikli e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar. Përballet në udhëtim muajin e ardhshëm me Uellsin.

Related Articles