Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Përmes një mesazhi të urimit në platformën “X”, nga Ministria Turke për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, thuhet në urim.
