Skuadra e Lecce, në të cilën aktivizohet Ylber Ramadani, arriti një tjetër rezultat pozitiv në Serinë A, teksa barazoi në udhëtim ndaj Monzës, me rezultatin 1-1.
Në duelin ku titullar te Lecce ishte dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ramadani, i cili u aktivizua gjatë gjithë sfidës, teksa u vlerësua me notën 7 nga media italiane “Tuttomercatoweb”, që nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin nga Kosova.
“Ai është truri i Lecces, të gjitha veprimet sulmuese i lindin nga këmbët e tij. Në momentin e presionit maksimal Monza humbet njëfarë distance, jo vetëm për fajet e tij. Në pjesën e dytë ai drejton lëvizjet e të gjithë ekipit”, ishte komenti i “Tuttomercatoweb” për Ramadanin.