Twitter ka njoftuar se kompania e mediave sociale do t’i shitet titanit të Tesla, Elon Musk për rreth 44 miliardë dollarë.
Musk do të paguajë 54.20 dollarë para për aksion për kompaninë me bazë në San Francisko, e cila tani do të merret private pas ditësh negociatash intensive midis sipërmarrësit dhe bordit të platformës.
Kujtojmë se firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.
Ndërsa sipas revistës Forbes, Musk është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh. Të ardhura këto të akumuluara kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX./Gazeta Enigma/