Këtë të diele rap-artisti i njohur, Mozzik, feston ditëlindjen.
I lindur më 29 shtator të vitit 1995 në Ferizaj, ai ka mbushur plot 29 vite jetë.
Me këtë rast këngëtari mori urime e dedikime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi nga partnerja e tij, Lotina Haziri.
Bukuroshja nga Gjilani i ka bërë një urim emocionues duke zgjedhur fjalët më të mira për të.
“Urime ditëlindjen ma mozi. Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i fal krejt prapë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Prezantuesja gjithashtu i ka bashkangjitur fotografi e video nga surpriza e veçantë që i ka bërë.
Të njëjtit vlen të ceket se janë bashkë që disa muaj, ndonëse flirtimet kishin nisur vitë më parë.