Tym i zi është parë duke u ngritur nga oxhaku i Kapelës Sistine, që do të thotë se kardinalët nuk zgjodhën një papë të ri në ditën e parë të konklavës.
Ata do të kthehen në rezidencën Santa Marta, ku do të qëndrojnë të izoluar deri në ditën e dytë të votimit që fillon nesër.