Boksieri i famshëm Tyson Fury blen klubin e tij të parë të futbollit. Është klubi anglez i divizionit të tretë Morecambe nga qyteti me të njëjtin emër ku jeton.
Fury jeton në Morecambe dhe mbështet këtë klub lokal. Ai tashmë ka ndihmuar skuadrën të “dalë” nga kriza dhe ka e sponsorizuar në League One dhe tani me shumë gjasa që të bëhet pronar i skuadrës.
Në një intervistë për TalkSPORT, Fury njoftoi për iden e blerjes së klubit dhe investimet.
“Unë jam duke menduar për blerjen e Morecambe Football Club. Ata janë duke konkurruar në League One për momentin. Kështu që unë mendoj se mund të investoj miliona aty”, ka thënë Fury.
Boksieri i peshave të rëndë tashmë ka një qendër stërvitore dhe palestër në Morecambe. Marka e tij është në fanellën e këtij klubi sepse ka kohë që është sponsor gjeneral.Reklama
Përveç Morecambe, Fury njihet edhe si tifoz i Manchester United dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë.
Ai shpesh poston video në llogarinë e tij në Instagram në të cilat komenton ngjarjet në klubin nga “Old Trafford.