U akuzua se është burrë, sa para fitoi Zonja e Parë e Francës nga gjyqi?

U akuzua se është burrë, sa para fitoi Zonja e Parë e Francës nga gjyqi?

Një gjykatë në Paris ka dënuar për shpifje dy gra pasi shpërndanë disa lajme të rreme se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron është transgjinore.

Amandine Roy dhe Natacha Rey do të duhet të paguajnë rreth 8,000 € si dëmshpërblim për gruan e presidentit dhe 5,000 € për vëllain e saj, Jean-Michel Trogneux.

Gratë kishin postuar një video në YouTube në dhjetor 2021 duke pretenduar se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, një e pavërtetë që u bë virale vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 2022 dhe bëri që Macron të paraqiste një ankesë për shpifje.

Postimet e përhapura në mediat sociale pretendonin se zonja e parë, dikur Brigitte Trogneux, nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel kishte ndryshuar gjininë dhe kishte marrë atë identitet.

Related Articles