U bë kryetar i Shtimes, nuk pati kohë të protestojë në Tiranë

U bë kryetar i Shtimes, nuk pati kohë të protestojë në Tiranë

Qemajl Aliu, para dy vjetësh, kishte qenë pjesë e protestës në Tiranë, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, sot ai është zgjedhur si kryetar i Shtimes.

Ai sot nuk kishte mundësi të jetë pjesë e protestës së thirrur nga opozita në Shqipëri kundër Vuçiqit.

Qemajl Aliu tha për Klankosova.tv se kjo iu pamundësua për shkak të angazhimeve të shumta që ka si kryetar.

“Në atë kohë unë kam punuar si mjek në Shqipëri. Tërë aktivitetin tim profesional dhe politik e kam zhvilluar atje. Ndërsa sot unë jam kryetar i Shtimes dhe e kam pasur të pamundur të jem pjesë e kësaj proteste, për shkak të angazhimeve të shumta që kam”.

I pari i Shtimes shtoi se sa herë që t’i jepet mundësia do të jetë pjesë e protestave kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Unë sa herë që do të kem mundësi do të jem pjesë e protestave kundër Vuçiqit. Dhe sa herë vijnë në këso vizita kriminelët si ai që i mohojnë krimet serbe në Kosovë dhe “Masakrën e Reçakut” unë do të jem aty”./Gazeta Enigma/

Related Articles