U bë pjesë e “BBVIP” pak ditë më parë, zbulohet çfarë e lidh jashtë shtëpisë Gertin me Luizin

U bë pjesë e “BBVIP” pak ditë më parë, zbulohet çfarë e lidh jashtë shtëpisë Gertin me Luizin

Gerti Koxha, dentist dhe model, u bë pjesë e shtëpisë së “BBVIP” pak ditë më parë, ndërsa tërhoqi vëmendjen që në klipin prezantues të tij, duke deklaruar ndër të tjera se nuk do donte të flinte pranë Luizit, edhe pse të gjithë prisnin që ai të ishte “aleat natyral” me këngëtarin, duke qenë se janë të dy nga Shkodra. 



Gjithsesi, edhe pse ditët e para të Gertit brenda shtëpisë kanë qenë të qeta, ai ka zbuluar një detaj shumë interesant që e lidh jashtë shtëpisë pikërisht me Luizin. Më saktë ishin të dy që e zbuluan gjatë një bisede për familjen, ku këngëtari kuptoi se mamaja e Gertit kishte qenë mësuesesja e tij e parë kujdestare dhe se ruante shumë respekt e dashuri për të. 

Biseda mes tyre:

“Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës. Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..

Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?

Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.

Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.

Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.

Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali.

Luizi: Tallesh. I ka pas lidh kali, po si?

Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vdek djali, e pastaj u martu me babin.

Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.”

Related Articles