Afrika e Jugut ka “shansin” ta arrestojë Putinin

Afrika e Jugut ka “shansin” ta arrestojë Putinin

Afrika e Jugut është e obliguar ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, po që se ai ndjek agjendën e tij, për ta vizituar këtë shtet gjatë muajit gusht, raporton Gazeta Enigma.

Gjykata Ndërkombëtare Penale të premten lëshoi urdhërarrest ndërkombëtar për krime lufte për Putinin. Shtetet që kanë ratifikuar Statutin e Romës së kësaj gjykate janë të obliguara t’i përfillin urdhëresat. Afrika e Jugut është një nga 118 vendet që kanë ratifikuar këtë statut.

“Skynews” raporton se Putini ka pasur në agjendë që ta vizitojë këtë shtet në gusht në kuadër të Samitit BRICS.

Kanë nisur dyshimet nëse Putini do të marrë pjesë në këtë samit, bazuar në problemin që do t’i dilte vendit me të cilin Moska ka aleancë të kamotshme.

Afrika e Jugut ka histori jo të mirë në këtë aspekt dhe dyshimet janë me bazë nëse do ta respektojë vendimin e ri. Më 2015 pati refuzuar arrestimin e presidentit të Sudanit pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Related Articles