Idriz Mehmeti nga Podujeva ka njoftuar dje në profilin e tij në Facebook, se në oborrin e xhamisë së Lluzhanit është kryer vjedhje në tri vetura.
“Sot tek Xhamia e Lluzhanit në kohën e faljes së namazit të Xhumas u bë një vjedhje në tri vetura të namazlive”, ka shkruar Mehmeti.
Ai tutje ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, ndërsa ka theksuar se “nëse i zëm ne, ne do të gjykojmë ashtu siç shkruan në Kuran për hajdutë.t”
“Ne e dimë se çka bën Allahu me këta kriminel, por le ta dinë që nëse Policia i zë ata do të shpëtojnë lehtë, po nëse i zëmë ne, ne do të gjykojmë ashtu si shkruan në Kuran për hajdutët, dhe do të marrin mësim të gjith hajnat në vendin tonë se ëka do të thotë me vjedhë në Xhami apo në oborr të saj”.
“Keni vjedh në vend të shenjtë Allahu ju MALLKOFTË”.