U bllokua në kanionet e Gramshit, dalin pamjet e shpëtimit të 43 vjeçarit nga forcat RENEA

U bllokua në kanionet e Gramshit, dalin pamjet e shpëtimit të 43 vjeçarit nga forcat RENEA

Forcat RENEA kanë bërë të mundur shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi që mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve në Gramsh.

Për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, mbrëme ishte e pamundur ndërhyrja në kanione dhe 43 vjeçarit iu desh që të kalonte natën në një shpellë.

Shërbimet e policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale Renea u nisën drejt kanioneve.

Pas disa orësh në një terren të vështirë, bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dervishi ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të tij.

Related Articles