U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit. u lirua për qarkullim.

Kjo u konfirmua nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli deklaroi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.

“Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona”, deklaroi ai

Related Articles