U. D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajári.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ajo i ka uruar suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë COVID-19.
Në takim thuhet nga MSH se u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.
Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajári kanë vlerësuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. /Gazeta “Enigma”/