“U demaskuan Borrelli dhe Lajçaku, sepse ata nuk janë ndërmjetësues”

“U demaskuan Borrelli dhe Lajçaku, sepse ata nuk janë ndërmjetësues”

Analisti, Dibran Hoxha ka thënë se me vendimin  e Qeverisë së Kosovës, është demaskuar qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit e Evropian, Josep Borrell, dhe i të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak të cilët kanë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“U demaskuan, Borrell dhe Lajçak sepse ata nuk janë ndërmjetësues sepse ata qartësisht janë duke mbajtur anë”, ka deklaruar Hoxha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

“BE-ja duhet të shikojë VAR se çfarë referimi kanë bërë Borrelli me Lajçakun”, ka shtuar ai.

Më tej, analisti ka thënë se duhet të lexohen të gjitha mesazhet nga të gjitha palët që të mund të bëhet analizimi.

“Nëse dikush ta ofron një marrëveshje fillestarë që thotë se ju do të shkoni drejt normalizimit edeh afati për këtë proces është 23 marsi, dhe vjen një ditë që as nuk ta përmend kornizën e përgjithshme që të dërgon drejt normalizimit atëherë diçka ka ndryshuar këtu”, ka thënë Hoxha.

Ai ka përfunduar duke thënë se me çështje aktuale mund të merrmi për çdo ditë.

Related Articles