U dëshmua se policia nuk është instrument i asnjë partie politike

U dëshmua se policia nuk është instrument i asnjë partie politike

Me aksionin e fundit të Policisë në veri të vendit duhet të marrë fund epoka kur ruajtësit e rendit dhe ligjit fyhen dhe akuzohen nga politikanët gjatë kohës kur këta të fundit janë në opozitë.

Policët për të satën herë po e dëshmojnë se nuk janë instrument i asnjë partie a politikani, por janë instrument i shtetit, në zbatim të urdhrave të pushtetit.

Policët që sot janë në veri janë po ata që ishin në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër; janë të njëjtit që ishin edhe në kohën kur Qeveria drejtohej nga Isa Mustafa e Ramush Haradinaj; dhe janë po ata që dikur Albin Kurti u bërtiste se nëse janë trima duhet të shkojnë në veri.

Pra, policët nuk kanë ndryshuar, pavarësisht ndërrimeve të pushteteve.

Prandaj, policët dhe ushtarët duhet t’i ruajmë nga politizimet, sepse ata na ruajnë të gjithë neve. E ruajnë shtetin!

Related Articles