U fundoset varka, vdesin disa emigrantë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar

U fundoset varka, vdesin disa emigrantë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar

Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u fundos, ka thënë qeveria franceze.



Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxirren pa ndjenja nga uji, shkruan BBC.

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

Related Articles