Erdgys Arrazi, bashkëshorti i të ndjerës Alma Arrazit, është dënuar me katër vjet me burgim.
Ai u shpall fajtor për tragjedinë që ndodhi më 3 Maj 2024, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi, bashkë edhe me tre fëmijë, u hodh në lumin Buna, për shkak se Ergys Arrazi, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur për dy vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me katër vjet burgim.